Netflix shton opsionin ‘play something’ – Përmbajtja do të funksionojë me algoritme të përzgjedhura
Për të gjithë ‘të pavendosurit kronikë’ që nuk dinë se çfarë të shohin Netflix do të shtojë butonin ‘play something’ ku automatikisht do të fillojë një përmbajtje që nuk është parë më parë nga përdoruesi, por e zgjedhur bazuar në vizionet e tij të mëparshme. Karakteristika e re pritet të jetë në dispozicion në të gjithë botën nga sot.
Nëse nuk ju pëlqen zgjedhja, përdoruesi mund të shtyp butonin ‘play something else’ dhe ta ndryshojë. Megjithatë, përmbajtja e propozuar, shpjegon kompania, nuk do të jetë plotësisht e rastësishme.
“Funksioni përdor profilin ekzistues të përdoruesit dhe sugjeron shfaqje dhe filma bazuar në atë që është parë më parë. Butoni do të tregojë një seri përmbajtjesh të zgjedhura nga algoritmi, duke përfshirë përmbajtje dhe seri krejtësisht të reja dhe filma që kanë filluar ose që janë në listën tuaj të shikimit “. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.