Nga faturat e energjisë elektrike te taksa e automjeteve – 14 shërbimet e reja që ofrohen nga e-Albania
Portal qeveritar e-Albania së shpeti do të zgjerojë gamën e shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Kështu nëpërmjet portalit në rubrikën “e-Pagesat”, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike, gjobat për kundërvajtje rrugore, taksat e automjeteve, e deri te aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare.
Gjithashtu nëpërmjet shërbimeve të reja qytetarët e Durrësit si dhe bizneset që operojnë në këtë qytet mund të paguajnë taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Durrës.
Sipas listës së publikuar nga e-albania, në total janë 14 shërbime të reja, siç tregon tabela më poshtë:
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.