Nga i pret Shqipëria turistët këtë vit? – Fluks prenotimesh, Vathi: Europa, tregu kryesor. Problem, kapacitetet!
Ky sezon veror duket se do të jetë i mbarë për vendin tonë, pasi pavarësisht luftës në Ukrainë, heqja e masave kufizuese anti-covid dhe lënia pas e pandemisë, ka sjellë kërkesë të shtuar të turistëve të huaj për të prenotuar pushimet në Shqipëri.
Në një intervistë për SCAN TV, kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve shqiptarë, Besnik Vathi shprehet ka kërkesë të lartë nga shtetet europiane, por jo vetëm.
Por pavarësisht rikthimit të fluksit të turisteve, turizmi shqiptar vuan nga mungesa e kapaciteteve për ti përballuar dhe për të ofruar shërbim cilësor. Dhe në këtë pikë kërkohet ndërhyrja e qeverisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, fluks kërkesash ka pasur edhe nga qytetarët shqiptarë për prenotim të pushimeve jashtë vendit, ku destinacione kryesore mbeten Turqia, Greqia, Mali i zi dhe së fundmi edhe Spanja.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.