Nga Kirurgjia e re te Materniteti i Korçës – 10 investimet spitalore gjatë 2018-s, rreth 2 miliard lekë
Të paktën dhjetë investime në spitale me vlerë totale 1 miliard e 961 milion lekë pritet të përfundojnë gjatë këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë raportimit për gjashtëmujorin e parë të mandatit përpara grupit parlamentar të PS.
Investimi më i madh, është ai për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë së Përgjithshme –CEB, me vlerë investimi prej 200 milion lekë.
Ndërsa ai me vlerë më të vogël është fillimi i ndërtimit të Maternitetit dhe Urgjencës së Spitalit të Kukësit me vlerë investimi prej 15 milion lekësh.
Ministrja tha se gjatë muajit maj në spitalet rajonale do të shpërndahen rreth 4.5 milion euro për pajisje Bio-mjekësorë, të përfituara nga projekti i Bankës Botërore.
Manastirliu deklaroi se nga programi i bonusit deri në 250 mijë lekë plus pagën deri më tani 11 mjekë(kardiolog, kirurg, obstetër, gjinekologë, anestezistë-reanimator) kanë pranuar të shkojnë në spitalet rajonale për plotësimin e nevojave. Gjithashtu janë emëruar edhe 8 mjekë specialistë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.