“Nga kursimi te mizat” – Idetë e çuditshme të fituesit të Nobelit të ekonomisë

Ekonomisti i sjelljes Richard Thaler fitoi çmimin Nobel në ekonomi të vitit 2017 në mes të një karriere mbresëlënëse duke punuar për të zbuluar se si njerëzit nuk janë gjithmonë qenie racionale.
Gjatë rrugës, ai zbuloi shumë gjëra të çuditshme për mënyrën se si ne i jetojmë jetët tona.
Kritike për punën e Thaler është ideja e “nxitjes’, apo sugjerimeve të vogla të pakontrolluara që njerëzit ose bizneset mund të bëjnë për të ndikuar në mënyrë dramatike sjelljen e ardhshme nga individët.
CNBC zbuloi disa nga eksperimentet më të famshme të Thaler dhe konkluzionet rreth sjelljes njerëzore.
- Njerëzit e vlerësojnë më shumë diçka nëse është e tyre
Thaler dhe kolegët e tij u dhanë kupa kafeje gjysmës se studentëve në një klasë dhe më pas hapën një treg në klasë për kupa kafeje. Studentët të cilët tashmë kishin nga një kupë kafeje I vlerësuan ato me një çmim më të lartë se sa studentët që nuk kishin. Puna e tij tregoi se njerëzit vendosin vlera më të larta në zotërimet e tyre, të njohura si efekti i dhënies.
- Tërheqja e një mize në tualet, redukton kostot e pastrimit të tualetit
Megjithëse Thaler nuk merret me idenë origjinale të tërheqjes së mizave në tualet ai është shprehur se ajo çka përkon me këtë histori është se njeriu ka nevojë për një shtysë. Shtimi I një insekti fluturues në tualet nxit sjelljen mashkullore të njeriut duke i inkurajuar njerëzit të shikojnë se çdo të bëjë insekti duke zvogëluar përhapjen e piklave të urinës jashtë tualetit.
- Njerëzit duan të kursejnë, thjesht jo tani
Duke qenë se kursimet vrasin xhepin tonë, shumë njerëz që vendosin t’i kursejnë vetë paratë e tyre mbesin pa një fond kursimi kur dalin në pension.
Në një artikull të vitit 2004 të titulluar “Save More Tomorrow”, Thaler krijoi një program që i lejonte punëtorëve që të angazhoheshin për të shpëtuar më vonë, sa herë që ata të merrnin një page. Duke u zotuar për këtë program të kursimit automatik, Thaler vërejti se pjesëmarrësit pothuajse katërfishonin normën e kursimeve deh pa kësaj shumë kompani kanë filluar regjistrimin automatik për shkak të punës së tij.
- Ekipet Kombëtare të Futbollit (NFL) paguajnë shuma të mëdha për zgjedhjet më të mira
Thaler dhe kolegu i tij Cade Massey publikuan një artikull të titulluar “Mallkimi i Humbësit: Mbi Besimin ndaj Efikasitetit të tregut në Draft Kombëtar të Ligës së Futbollit, në vitin 2005.
Raporti tregoi se ekipet në mënyrë rutinore paguanin më shumë propozimet më të mira në krahasim me performancën e tyre eventuale. Ndërkohë që lojtarët më të mirë në të vërtetë kaloheshin për në plan të dytë.
Megjithëse disa ekipe e inkorporuan punën e Thaler në vendimmarrjen e ardhshme, të tjerët ndërsa intrigonin vazhduan të tregtonin kur shihnin një lojtar në të vërtet të vlefshëm.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.