Nga pompat e nxehtësisë tek raketa “Starship” – Zhvillimet teknologjike që priten në vitin 2022
Ëndrra e Elon Musk për të shkuar në Mars mund të bëjë një hap të madh përpara vitin e ardhshëm kur kompania e tij SpaceX të përgatitet të lëshojë Starship në orbitë për herë të parë.
Do të jetë raketa më e fuqishme e lëshuar ndonjëherë në orbitë, e aftë të gjenerojë më shumë se dy herë më shumë shtytje sesa raketa Saturn V, e cila i çoi astronautët në Hënë gjysmë shekulli më parë.
SpaceX ka menaxhuar disa fluturime testuese nën-orbitale dhe Musk shpreson se fluturimi i parë orbital, që do të bëhet nga Starship SN20, do të jetë në janar.
“Ka shumë rrezik që lidhet me këtë nisje të parë, kështu që nuk do të thoja se ka të ngjarë të jetë i suksesshëm, por ne do të bëjmë shumë përparim.”, tha Musk në një forum të shkencëtarëve të hapësirës .
SpaceX ka zhvilluar motorin e vet të quajtur Raptor dhe 29 prej tyre do të fuqizojnë Super Heavy, ndërsa Starship do të ketë gjashtë të tillë.
Kjo fuqi do ta lejojë atë të transportojë 100 ton ngarkesë në hapësirë.
Çfarë mund të zëvendësojë ngrohjen tuaj me gaz përgjatë 2022?
Viti i ardhshëm mund të jetë fillimi i një revolucioni në ngrohjen e shtëpive.
Nga prilli 2022, familjeve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohen subvencione prej 5,000 £ për të instaluar pompat e nxehtësisë , pajisje me energji elektrike që thithin nxehtësinë nga ajri, toka ose uji rreth një ndërtese.
Ideja është që subvencionet e qeverisë do të ndihmojnë në nxitjen e familjeve për të bërë ndryshimin dhe për t’i dhënë një shtysë tregut.
Ky projekt është pjesë e planit të qeverisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë në zero neto deri në vitin 2050 ./BBC
VJOLA GREMI/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.