Nga sot nis devijimi i trafikut te ‘Sheshi Shqiponja’. Si do të hyjnë e dalin nga Tirana automjetet (Video)
Nga sot (26 tetor) ka nisur devijimi i trafikut te ish- Sheshi Shqiponja. Ky devijim do të zgjasë 4 muaj për shkak të punimeve që po kryhen për Unazën e Madhe të kryeqytetit.
Për të dalë nga kryeqyteti, kalimi do të bëhet në rrugën devijuese nga ana e spitalit ushtarak ndërsa për të hyrë në Tiranë, ka një rrugë tjetër nga e Astirit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ku shpjegohet se si do të devijohet qarkullimi i automjeteve në sheshin “Shqiponja”.
Në video, këshillohet gjithashtu që të përdoret hyrja lindore e Tiranë; rruga Tiranë-Elbasan.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.