Nga sot, patenta për 30 minuta. Aplikimi nis në Tiranë. Shpejtohen procedurat për 7 shërbime
Nga sot (15 gusht) personalizimi/lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit do realizohet në vetëm 30 minuta! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se risia nis me Tiranën, në drejtorinë e cila përballon 45% të numrit total të patentave në Shqipëri!
“Do aplikoni për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Tashmë e merrni po atë ditë, pa ardhur 2 herë duke lehtësuar kështu 48,000 qytetarë në vit! Në Nëntor 2018, i njëjti proces vononte nga 15-20 ditë. Falë investimeve dhe pajisjeve moderne, sistemit eDM të gjithëpërditësuar, shpejtojmë tashmë 7 shërbime:
-Leje Drejtimi për herë të parë
-Rinovim Leje Drejtimi
-Humbje/vjedhje/shkatërrim/dëmtim Leje Drejtimi
-Konvertim Leje Drejtimi
-Leje Drejtimi për shtesë kategorie
-Ndryshim vendbanimi
-Ndryshim në gjeneralitete. Shërbim më cilësor, pa tarifë ekstra!” njofton DPSHTRR.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.