Nga sot, rregullat të reja anti-Covid për baret dhe restorantet! Çfarë ndryshon përveç orarit
Duke nisur nga dita e sotme, aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve e lokaleve do të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik për menaxhimin e pandemisë. Përjashtim në këtë rast do të bëjnë ata që ofrojnë mundësinë e shërbimit në banesë. Ky rregull do të zgjasë për dy javë, 11-25 shkurt dhe në varësi të ecurisë së pandemisë, do të vendoset sërish nëse do të ketë masa të reja apo do të mbeten në fuqi këto aktualet.
“Për rregullat që kemi aktualisht dhe për këto masa të reja të saposhpallura, nuk do të ketë tolerancë për moszbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID. TaskForca AntiCOVID do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, në çdo cep të vendit” ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Bizneset që shkelin rregullat do të penalizohen me gjoba më të larta sesa ato të mëparshmet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.