Nga sot, skenari 3 për shkollat e mesme! 10 bashkitë ku mbyllen klasat dhe mësimi kalon 100 % online
Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, Komiteti Teknik ka vendosur që të kalojë në skenarin 3 për mësimin në shkolla. Skenari tre i Ministrisë së Shëndetësisë nënkupton pezullimin e aktivitetit në shkolla dhe kalimin e mësimit 100 % online. Janë 10 bashki ku është vendosur që nga dita e sotme të ndërpritet procesi mesimor në klasa dhe të kalojë 100 % online dhe kjo do të zgjasë për të paktën 2 javët e ardhshme.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, ku është pezulluar mesimi në klasa dhe është kaluar në online janë në bashkitë:
-Tiranë
-Fier
-Vlorë
-Berat
-Durrës
-Gjirokastër
– Lezhë
-Lushnje
-Pogradec
-Kamëz.
Ndërkohë, sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Arsimit, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.