“Nga të ardhurat e turizmit deri te ulja me 6% e TVSH”, gazeta sllovake “Pravda” artikull për Shqipërinë: “Destinacion i ri ”për turistët tanë

Shqipëria “destinacioni i ri ”për turistët sllovakë. Kështu e nis artikullin e saj gazeta e njohur sllovake “Pravda”, ku më tej tregohen arsyet pse duhet vizituar Shqipëria, si dhe numri i turistëve që e kanë vizituar vendin tonë përgjatë viteve 2015 dhe 2016.
“Shqipëria është ndër destinacionet ku turizmi është zhvillim. Për britanikët, gjermanët, polakët, sllovenët dhe çekët nuk është një vend i panjohur. Rreth 5 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2015, ku konkretisht rreth 12.000 sllovakëve. Ndërkohë rreth 9 mijë shtetas të tjerë me pasaportë sllovake kanë vizituar vendin në vitin 2016, duke pasur rritje në krahasim me vitin 2013”, shkruan gazeta.
Sipas “Pravda” të ardhurat nga turizmi në Shqipëri janë 1.5 miliardë euro.
“Shqipëria nga turizmi siguron 1.5 miliardë euro të ardhura. Ky vend po e trajton turizmin si një “industri” me rëndësi, ku kjo tregohet edhe me masat që po ndërmerren nga qeveria. Krijimi i vendeve të punës në këtë sektor përbën rëndësi të veçantë, ku në fushën e turizmit janë 7.7 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.”
Gazeta shkruan gjithashtu edhe për uljen me 6 për qind të TVSH në sektorin e turizmit: “Shteti ka mbështetur turizmin duke ulur TVSH-në shërbimet e akomodimit nga 20% në 6%”, shkruan gazeta “Pravda”.
Për më gjatë mund të lexoni këtu artikullin.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.