Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale – Parashikimet e Sekretares amerikane të Thesarit, Janet Yellen
Kriza Rusi-Ukrainë po rrit çmimet e mallrave dhe ka të ngjarë të zvogëlojë perspektivat për rritje globale në vitin e ardhshëm, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen. Ukraina është një furnizues kryesor global i grurit dhe misrit dhe çmimet janë rritur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj muajin e kaluar.
“Ne po shohim presion mbi çmimet e mallrave për shkak të situatës Rusi-Ukrainë, kryesisht te nafta dhe gazi natyror, por edhe mallra të tjera. Dhe unë jam e shqetësuar për përhapjen e këtyre presionmeve në vendet e tjera, për shembull te ato që varen shumë nga gruri. Çmimet e grurit janë rritur. Dhe mendoj se ka të ngjarë të zvogëlojë perspektivat për rritjen globale gjatë vitit të ardhshëm”, tha Yellen
Ajo shtoi se, çmimet e karburanteve mund të rriten më tej dhe se Shtetet e Bashkuara po punonin me aleatët në përpjekje për të zbutur ndikimin tek konsumatorët. “Këto çmime mund të vijojnë të rriten, , por ne po bëjmë gjithçka që mundemi duke punuar me partnerët tanë për të siguruar furnizime adekuate globale për të siguruar që Europa të furnizohet mirë me naftë dhe gaz natyror dhe për të mbrojtur sa më shumë konsumatorët amerikanë”, tha Yellen.
Sipas Sekretares së Thesarit, pandemia COVID-19 dhe kriza e Ukrainës kanë nxjerrë në pah nevojën për të siguruar zinxhirë elastikë furnizimi për kompanitë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.