Ngadalësohet ekonomia kineze – Në 2019-ën u rrit me hapin më të dobët që prej vitit 1990
Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua pranë nivelit më të ulët të 30 viteve të fundit, në kushtet e një lufte tregtare me ekonominë më të madhe të botës si dhe ngadalësimin e investimeve. Gjatë këtij viti priten një sërë ndërhyrjesh në formë stimujsh për të parandaluar një ngadalësim edhe më të madh.
Kështu, të dhënat e tremujorit të katërt të vitit që lamë pas tregojnë se, ekonomia u rrit me 6% gjatë kësaj periudhe kohore, në terma vjetorë. Kjo normë rritje e ekonomisë është e njëjtë me atë të tremujorit paraardhës, dhe sërish niveli më i ulët në tre dekada.
Të dhënat sinjalizojnë një rritje ekonomike përgjatë të gjithë vitit 2019-ës, në 6.1%, që është edhe hapi më i ngadaltë që prej vitit 1990. Pekini zyrtar po mendon që të vendosë një objektiv rritje më të ulët këtë vit, pranë 6%, nga 6.5% të vitit të kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.