Ngadalësohet tregu i makinave – Larg nivele të para krizës, “Fca” dhe “Toyota” shkëlqejnë
Tregu i makinave në Europë është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të verës, paçka se, shifrat vijojnë të mbeten pozitive. Shkak për këtë është bërë tregu britanik.
Gjatë muajve Korrik-Gusht, numri i makinave të reja që kanë hyrë në qarkullim në vendet e Bashkimit Europian është rritur me vetëm 2.7%. Gjatë tetë muajve të këtij viti ndërkohë, rritja fiksohet në 4.5% në krahasim me tetë muajt e parë të 2016-ës. Gjatë vitit të kaluar ndërkohë, rritja fiksohej në 6.8%.
Mes shtëpive kryesore prodhuese europiane, ose të paktën mes pesë më të mëdhave, Fiat Chrysler raporton rezultatin më të mirë, në rritje me 9.5% gjatë tetë muajve të parë. MarkaAlfa Romeo e Fiat Chrysler është rritur me plot 39.4% duke regjistruar performancën më të mirë.
Jashtë europianeve performancë tepër pozitive regjistron edhe grupi japonez i Toyotas, në rritje me 14.8%, me plot 493 mijë automjete të reja të shitura në Europë.
Renault ndërkohë raporton mbi 1 milionë njësi shitje, në rritje me 7.5%. Projeksionet tregojnë se, ky vit do të mbyllet me një rezultat ende larg niveleve të para krizës globale.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.