Ngec rimbursimi i TVSH-së – Fasonët nuk marrin zgjidhje, Financat: Fatura 1.8 mld lekë
Kërkesat e bëra nga industria me material porositësi për rimbursimin e TVSH-së, nuk kanë marrë zgjidhje.
Prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve vijojnë ende të përballen me probleme të rënda financiare, ku duke shtuar edhe goditjen nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët euro, rrezikojnë shkurtim të vendeve të punës e deri në faliment.
Ndërsa nga ana tjetër, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka cilësuar të padëmshme vlerën e rimbursimit ndaj bizneseve, në rreth 1.8 miliardë lekë.
Në fund të vitit që lamë pas, fasonët kërkuan nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar drejtimin që ka marrë kjo industri.
Industria me material porositësi punëson mijëra individë në mbarë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë arsimin e duhur dhe që kanë vështirësi në tregun e punës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.