“Ngrirja” e punimeve në Unazën e Tiranës, Gjiknuri: Në fillim të javës marrim përgjigje nga autoritetet amerikane! Pastaj vendimi

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka reaguar ndaj vendimin për të pezulluar punimet në segmentin numër 1 të Unazës së Madhe të Tiranës duke paralajmëruar se në rast se do të rezultojë se kompania ndërtuese ka parregullsi apo falsifikime në dokumentacion, atëhere do të ndërpritet kontrata. Në reagimin e tij, ministri shprehet se në fillim të javës së ardhshme do të vijë edhe përgjigjia e autoriteteve amerikane.
“ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.
Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë” shkruan Gjiknuri në faqen zyrtare në Facebook.
Për më shumë lexo edhe :
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.