Nikolla letër studentëve: E gatshme për të diskutuar të gjithë çështjet e ngritura
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nëpërmjet një letre drejtuar Këshillave Studentorë të Universiteteve Publike, u ka kthyer përgjigje studentëve për çdo kërkesë.
Nga ana tjetër ajo ka shprehur gatishmërinë e institucionit që ajo drejton për të diskutuar me studentët të gjitha çështjet e ngritura prej tyre.
Çfarë thuhet në letër?
“Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës me përfaqësues të Këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve publike të larta.
Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërisht.
Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit.
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura”.
Lexo edhe këtë:
Rama kërkon dialog me studentët: Të bisedojmë ballë për ballë, zgjidhni një përfaqësi
Studentët vijojnë protestën, shtohen kërkesat
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.