Nis gara presidenciale në SHBA- Demokrati O’Rourke kryeson fushatën zgjedhore me 6.1 milion dollarë
Një nga hakerat më të mëdhenj të gjenaratës së tij, Beto O’Rourke, është një nga kandidatët demokratë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai arriti të sigurojë 6.1 milion dollarë, për një ditë gjatë fushatës së tij presidenciale.
Grumbullimi i fondeve e vendos atë në krye të një pakete demokratike prej më shumë se një duzine kandidatësh, përfshirë këtu dhe Bernie Sanders, senator i pavarur i SHBA, i cili pa sukses kërkoi emërimin e Partisë Demokratike në vitin 2016. Sanders mblodhi 5.9 milionë dollarë në 24 orët e para të fushatës së tij për zgjedhjet e 2020.
O’Rourke filloi fushatën e tij presidenciale, të enjten me një video mbi mediat sociale dhe u bashkua në një fushë demokratike, që përfshin një numër ligjvënësish veteran të SHBA. Nga ana tjetër, disa demokratë të tjerë raportuan se arritën të siguronin shuma fillestare më të vogla. Senatorja amerikane Amy Klobuchar, raportoi se do siguronte më shumë se 1 milion dollarë në 48 orët e para të fushatës së saj, ndërsa guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee, raportoi më shumë se 1 milion dollarë tri ditë pas hyrjes në garë.
Demokratët kanë premtuar shifra të larta në sfidën e tyre ndaj presidentit republikan të SHBA, Donald Trump, i cili filloi fushatën e tij të rizgjedhjes këtë vit me 19.2 milionë dollarë. Ndërsa senatorja e SHBA, Elizabeth Warren u bë e para kandidate demokrate, e cila refuzoi zyrtarisht mjetet tradicionale të financimit të fushatës.
Të gjithë kandidatët muajin tjetër duhet të zbulojnë sa para kanë siguruar në tremujorin e tyre të parë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.