Nis “inspektori digjital”, ankesa online për sigurinë ushqimore

Qytetarët që përballen me produkte të skaduara, tregtim të produkteve jashtë kushteve higjieno-sanitare, apo situata të ndryshme të kësaj natyre, tashmë mund të raportojnë on line.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka prezantuar aplikacionin “Inspektori digjital” i cili mund të përdoret nga çdo kompjuter apo smartphone, për të raportuar çdo problematikë në kohë reale sipas qarqeve. Pas regjistrimit të ankesave, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të bëjë vlerësimin e problematikës dhe do ta ndjekë, atë në terren përmes inspektorëve.
Problematikë e këtij institucioni vijojnë të mbeten burimet njerëzore të kufizuara për të përballuar të gjithë fluksin e ankesave.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.