Nis muaji i buxhetit dhe paketës fiskale! Komisionet, 3 javë diskutime, votimi i parë me 22 nëntor (Kalendari)
Duke nisur nga kjo e hënë, Kuvendi nis atë që mund të cilësohet si muaji i buxhetit dhe paketës fiskale. Përgjatë gjithë këtij muaji, Komisionet kuvendore do të shqyrtojnë buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën e re fiskale që e shoqëron. Diskutimet në komisione parashikohet të zgjasin nga 5 nëntori deri me 20 nëntor.
Shqyrtimi në parim, në komisionet e Kuvendit, i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” dhe i projektligjeve financiare të paketës së re fiskale do të bëhet përgjatë tre javëve të ardhshme nëpër komisionet përkatëse, që më pas duhet të dorëzojnë raportet respektive në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Diskutimi në parim i projektbuxhetit dhe paketës fiskalë në seancë plenare është parashikuar të bëhet të enjten e 22 nëntorit.
Pas diskutimit në parim, komisionet kuvendore futet në një proces të dytë, atë të diskutimit nen për nen të projektbuxhteit dhe paketës së re fiskale.
Votimi përfundimtar do të bëhet në seancën plenare të 3 dhjetorit 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.