Nis ndërtimi i aksit Burrel-Klos – Gjiknuri: Investimi 3.7 mln euro, i rëndësishëm dhe për transportin e mallrave
Me një investim prej 3.7 milion euro kanë nisur punimet në aksin nacional Burrel-Klos. Prej vitesh kjo rrugë vuante mungesën e investimeve, ndërkohë që i pranishëm në inaugurim ishte ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili tha se rindërtimi i saj është i rëndësishëm edhe për transportin e mallrave.
Ndërkaq, ministrja Olta Xhçka foli për investimet në Qarkun e Dibrës.
Aneksi nacional Burrel-Klos ka qenë problematik prej vitesh, ndërkohë që nuk kanë munguar as protestat e banorëve të cilët para disa muajsh bllokuar edhe rrugën për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.