Nis procesi i kompensimit financiar – AAC thirrje pasagjerëve që kishin rezervuar udhëtim në këto data

Ka nisur procesi i kompensimit për të gjithë pasagjerët që kanë plotësuar formularët e aplikimit për vonesat dhe anulimin e fluturimit. Autoriteti i Aviacionit Civili iu bën thirrje të gjithë këtyre pasagjerëve që të interesohen tek kompanitë ajrore për t’u kompensuar.
Ndërkohë, AAC iu rikujton edhe një herë që të kontaktojnë në adresën zyrtare [email protected] për të konfirmuar statusin e ankimeve të tyre, në mënyrë që të mbyllin dosjet për pasagjerët që kanë përfunduar procedurat.
Sipas njoftimit të AAC, kjo thirrje iu drejtohet pasagjerëve të cilët kishin rezervuar udhëtim për datat e renditura më poshtë:
- “Fluturimi i vonuar BB2235, Tiranë – Verona, i datës 01 Dhjetor 2017 (vonesë 10 orë e 20 min). Ka pasur 29 ankesa pasagjerësh pranë AAC-së.
- Fluturimi i anuluar EG208, Tiranë – Verona, i datës 11 Dhjetor 2017. Ka pasur 3 ankesa pranë AAC-së.
- Fluturimi i vonuar EG204, Tiranë – Piza, i datës 9 Janar 2018 (vonesë 7 orë e 40 min). Ka pasur 85 ankesa pasagjerësh pranë AAC-së.
- Fluturimi i anuluar EG205, Tiranë-Cuneo, i datës 9 Janar 2018. Ka pasur 13 ankesa pasagjerësh pranë AAC-së.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.