Nis prodhimi i kartës së studentit – Veliaj: Shpërndahet brenda sezonit, lehtësi edhe për tarifat telefonike
Ka nisur prodhimi i kartës së studentit. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës, një javë pas prezantimit të modelit nisën prodhimin e këtij dokumenti i cili do të nis të shpërndahet në javën e tretë të muajit maj, ku do të bëhet edhe testimi i përdorimit.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj siguroi studentët se do të pajisen me këtë kartë brenda sezonit universitar. Karta do të ofroj lehtësira në më shumë se 40 shërbime por veç kësaj studentët do të kenë lehtësira edhe nga kompanitë telefonike .
Veliaj u ndal edhe te pakti për universitetin ku u shpreh se Bashkia, në kuadër të detyrimeve që i lindën nga ky pakt, ka nisur rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti dhe së shpejti do të vijoj me ata të inxhinierisë së ndërtimit edhe të Universitetit Bujqësor.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.