Nis projekti “LëvizAlbania” – Qeveria zvicerane, grant 507 mijë franga për mjedisin në Shqipëri
Lançohet projekti “LëvizAlbania”, i cili pritet të zbatohet nga shoqëria civile, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien nga pushteti vendor për çështjet mjedisore. Gjatë lançimit të projektit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi më shumë bashkëpunim për përmirësimin e sektorit, në një kohë që Shqipërinë, sipas ministrit, pritet ta vizitojnë mbi 6.7 milionë persona gjatë 2018-ës.
Projekti “LëvizAlbania” synon të forcojë demokracinë vendore përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile për më shumë transparencë nga vendorët lidhur me mjedisin. Ky projekt financohet nga qeveria zvicerane me vlerën prej 507 mijë franga.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.