Nis projekti “Shkolla verore” në Tiranë – Subjekteve private u jepet e drejta të përdorin ambientet e 9-vjeçareve dhe gjimnazeve

Gjatë këtij vitit Bashkia e Tiranës do të vërë në jetë projektin “Shkolla verore” në kryeqytet, i cili konsiston në dhënien në përdorim të mjediseve/infrastrukturës së brendshme të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme publike, si dhe ambjenteve sportive të jashtme për të zhvilluar aktivitete edukative, argëtuese dhe integrues, nga ana e subjekteve private që objekt të veprimtarisë së tyre kanë organizimin e këtyre projekteve dhe që plotësojnë kriteret ligjore.
Kusht kryesor i partneritetit që do ngrihet midis Bashkisë Tiranë dhe subjekteve privatë, të cilët kanë shprehur interes për të marrë në përdorim mjediset/infrastrukturën e brendshme të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme publike për organizimin shkollave verore, do të jetë respektimi dhe zbatimi përgjegjësisë sociale ana e tyre, për të përfshirë në aktivitetet e shkollave të tyre verore pa pagesë nxënësit që cilët vijnë nga grupe sociale vulnerabël, nëse plotësojnë njërin nga kriteret si më poshtë: a) Nxënës që vijnë nga familje të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike d) Nxënës që vijnë nga familje me një prind f) Nxënës që kanë statusin e jetimit.
Kriter tjetër është që këto subjekte duhet të jenë të regjistruara sipas parashikimeve të legjislacionit që normon kuadrin ligjor në këtë fushë dhe të plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që e vërteton ketë si (Vendim gjykate, Statut, Akt Themelimi, NIUS, Vërtetim nga tatimet për situacionin (vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që subjekti nuk ka detyrime). Faza e aplikimeve është mbyllur dhe tashmë Bashkia do të përzgjedhë subjektet që do të kenë të drejtë të përdorin këto hapsira kundrejt një pagese të caktuar.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.