Nis samiti G20-tës: Ja cilat janë temat “e nxehta”
Liderët botërorë kanë mbërritur sot në samitin e G20-tës që po mbahet në Buenos Aires. Midis të pranishmëve, është dhe princi i Arabisë Saudite, Riyadh’s Mohammed bin Salman, i cili akuzohet për vrasjen e e gazetarit, Jamal Khashoggi si dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Temat kryesore që do trajtohen në këtë samit, janë emigracioni, ndryshimet klimaterike dhe tregtia. Gjithashtu, pritet një debat me tone të nxehta midis presidentit Amerikan, Donald Trump, dhe atij kinez Xi Jinping, për sa iu përket tarifave të importit.
Një tjetër moment i rëndësishëm është dhe ballafaqimi midis presidentit rus dhe atij amerikan, pasi ky i fundit anuloi takimin e mëparshëm me Putin për shkak të konfliktit Rus- Ukrainë për Detin e Zi. Samiti i G20-tës pason një tjetër event të rëndësishëm botëror: atë të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me vlerë një trilionë dollarë midis Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.
Përshtati për SCAN: Ergisa Bejkollari
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.