Nis tregtimi i Saudi Aramco! Rritet me 10% në ditën e parë. Arrin vlerën e 1.88 trilionë dollarë

Oferta publike fillestare e Saudi Aramco, që është më e madhja në botë, u rrit sipër pritshmërive në ditën e parë të tregtisë në bursën e Arabisë Saudite. Aksionet e kompanisë shtetërore të naftës u rritën në 9.38 dollarë nga $8.5, apo me 10%, duke prekur limitin ditor.
Çmimi i jep një vlerësim kompanisë prej 1.88 trilionë dollarë dhe e bën kompaninë më të madhe të listuar në botë, shumë përpara gjigantit të teknologjisë, Apple.
Oferta e Aramco, që listoi 1.5% të aksioneve në bursën lokale të Arabisë Saudite, Tadawyl, përbën më të madhen në historik, duke kaluar edhe 25 miliardë dollarëshin që gjeneroi Alibaba kur u bë publike në Shtator 2014.
Gjiganti i naftës ka kaluar gjithashtu vlerësimin fillestar prej 1.7 trilionë dollarë, që u lajmërua kur u bë publik çmimi i aksioneve javën e kaluar.
Oferta fillestare e kompanisë me përfitueshmërinë më të lartë në botë përbën objektivin kryesor të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, nën programin e transformimit të ekonomisë. Princi e hodhi idenë fillimisht në 2016-ën, duke habitur investitorët me vlerësimin e kompanisë prej 2 trilionë dollarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.