Nis vaksinimi me dozën e dytë – Manastirliu: Kemi në gjendje mbi 300 mijë vaksina anticovid

E mërkura shënoi nisjen e vaksinimit për COVID-19 me dozën e dytë për të moshuarit mbi 70 vjeç. Kjo pasi doza e parë për këtë kategori u mor në datën 28 mars, ndërkohë që në total në qendrën e vaksinimit në Sheshin ‘Skënderbej’ janë të ngritura 2 çadra me 30 pika vaksinimi. Procesi i vaksinimit me dozën e dytë u ndoq nga afër nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, e cila bëri me dije dhe situatën e deritanishme të vaksinimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procesi i vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Gjithashtu, sipas këtij dikasteri në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.