Nis vaksinimi në Holandë. Një nga programet e fundit të vaksinave në Europë
Një infermiere mori vaksinën e parë të Covid-19 të zhvilluar nga Pfizer në Holandë, duke nisur një nga programet e fundit të vaksinimit në Europë për koronavirusin, ndërkohë që rregullatori i barnave në Europë po konsideron miratimin e një vaksine të dytë. Europa nisi vaksinimin më 27 Dhjetor, por ka pasur një fillim të pabarabartë , pasi rastet kanë vazhduar të rriten në kontinent dhe të gjithë botën.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu të përmbajnë 2 variante më infektive të virusit të zbuluar në Afrikën e Jugut dhe Britani. Qeveria holandeze është përballur me kritika nga publiku, pasi ka mbetur mbrapa në garën për të mposhtur pandeminë, nëpërmjet vaksinës. Sanna Elkadiri, një infermiere 39 vjeçare që kujdeset për pacientët me dementia në një azil në jug të vendit, mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech. Ministri i shëndetësisë në vend, Hugo de Jonge tha se ky është fillimi i fundit të kësaj krize.
“Ky është një hap shumë special, një hap që duhet të vlerësohet. Nëpërmjet këtij hapi, ka nisur fillimi i fundit të pandemisë. Injeksioni është dhënë tek krahu i Sanna, një infermiere në një spital në Barbant. Pikërisht këtu nisi kriza 10 muaj më parë dhe këtu do të nisë përfundimi i saj.”
Deri më tani, vaksina e Pfizer është e vetmja e miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe vaksina e Moderna, që është me lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar, pritet të autorizohet e dyta më vonë gjatë Javës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.