Nis viti i ri shkollor 2020-2021. 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollave duke respektuar masat kundër COVID-19
Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur në një situatë aspak të zakontë. Rreth 480 mijë nxënës u ulen në bankat e shkollave dhe rreth 30 mijë mësues janë të angazhuar këtë vit për të dhënë mësim. Ajo që ngelet shqetësuese është se që në orët e para të ditës, grumbuj prindërish dhe nxënësish rrethuan portat e shkollave duke shtuar kështu rrezikun e përhaspjes së virusit Covid-19.
Edhe pse të vegjël nxënësit duken të ndërgjegjësuar për masat.
Nga ana tjetër prindërit edhe pse janë dakord me fillimin e mësimit shprehen të frikësuar.
Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë i pajisur me maska dhe dezinfektantë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.