Nisin efektet negative në bujqësi – Rrapaj: Situatë e pafavorshme për sektorin, rritje çmimesh

Paketa fiskale e miratuar së fundmi që sjell një sërë ndryshimesh për bujqësinë, ka filluar të japë efektet negative, ende pa nisur nga aplikimi i saj. Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se kjo paketë është tërësisht e pafavorshme për të gjitha hallkat e zinxhirit që punojnë në këtë sektor.
Sipas tij, edhe pse rritja çmimeve tashmë ka nisur, ndryshimet ligjore do e thellojnë këtë situatë.
Pak ditë më parë, Parlamenti miratoi paketën fiskale në bujqësi, ku u zerua rimbursimi i TVSH-së për fermerët, një skemë që u kundërshtua nga shumë deputetë dhe nga grupet e interesit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.