Nisin negociatat pas Brexit-Të dy palët, në Bruksel. Britania nis paralelisht bisedimet me SHBA
Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar nisën negociatat për një partneritet të ri pas Brexit në një takim në Bruksel në nisje të Javës.
Bisedimet nisën me një takim dypalësh të negociatorëve kryesorë, Michel Barnier të palës europiane dhe David Frost nga Britania. Raundi i parë i negociatave do të mbulojë 11 fusha, përfshirë tregtinë në mallra dhe shërbime, energjinë dhe transportin, sipas axhendës të publikuar nga qeveria britanike.
Barnier publikoi më vonë në mediat sociale se po i afrohen këtyre negocaitave me një qasje konstruktive. “Ne kërkojmë një partneritet të drejtë dhe ambicioz”, tha Barnier.
Megjithatë, kritikët thonë se të dyja palët kanë kërkesa kontradiktore për peshkimin, aviacionin, bashkëpunimin juridik dhe për kufirin me Irlandën. Në një lëvizje që nuk u duk si rastësore, Mbretëria e Bashkuar prezantoi gjithashtu pozitën negociuese me SHBA në të njejtën ditë.
Duke nisur mandatin tregtar me Ëashingtonin, qeveria britanike duket se po i dërgon një mesazh Bashkimit Europian se ka alternativa. Kryeministri Boris Johnson ka thënë se është i gatshëm për t’u larguar nga bisedimet tregtare nëse Londra nuk merr rezultatin që kërkon.
Por, kritikët thonë se Britania do të duhet të arrijë 8 marrëveshje tregtare me ekonomi të përmasës së SHBA, për të zëvëndësuar humbjen nga tregtia me Bashkimin Europian.
Probleme të tjera mund të vijnë ndërkohë që kërkesat e BE dhe SHBA mund të përplasen tek standardet e ushqimit dhe mjedisore, dhe Britania do të duhet të zgjedh mes tyre. Raundi i parë i negociatave pritet të zgjasë deri në fund të Javës, por rruga do të jetë akoma më e gjatë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.