Nisin punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti në plazhin e Durrësit – Rama: Përforcim strukturor dhe meremetim tërësor
Sipas informacionit të publikuar në faqen e tij zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministrin e plotfuqishëm, Bledi Çuçi kanë vizituar sot pallatet e dëmtuara në plazhin e Durrësit.
Në njoftim thuhet se kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në shkallën DS3, çka nënkupton përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara.
Sipas publikimit, ndërtimet e filluara janë të bazuara mbi projekte të financuara nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara vetëm mbi standardet e EUROCOD-it.
SCAN
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës, Plazh – Kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në shkallën DS3 (nevojë për përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara), bazuar mbi projekte të financuara nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara vetëm mbi standartet e EUROCOD-it👍https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Saturday, December 28, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.