Nisin punimet për pastrimin e tunelit të Krrabës – ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Autoriteti rrugor Shqiptar ka bërë me dije se po vijon puna gjatë natës për pastrimin e pareteve anësore të tunelit të Kërrabës, pa shkaktuar asnjë shqetësim për përdoruesit e tunelit në sajë të zbatimit të Planit të Menaxhimit të Trafikut dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore
Nga ana e Operatorit të Tunelit po punohet me disa grupe me qëllim përfundimin sa më parë të pastrimit njofton ARRSH.
Procesi i pastrimit të tunelit do të zgjasë për një periudhë 30 ditore dhe punimet do të kryhen gjatë orarit 21:00-deri në orën 06:00.
ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.