Nisin reshjet e dëborës/ ARRSH njofton drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në këto akse
Muaji dhjetor me vete sjell gjithnjë edhe reshjet karakteristike të dëborës, të cilat në disa zona të Shqipërisë mund të krijojnë mjaft vështirësi për qarkullimin e automobilave.
Duke marrë masa paraprake për kontrollimin e situatës Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos në aksin Qafë Mali-Fierzë ku trashësia e dëborës ka arritur 10 cm.
“Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, raporton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.