Nisin shpronësimet në Thumanë në funksion të procesit të rindërtimit – Rreth 21 milion lekë për përfituesit

Agjencia Shtetërore për Shpronësim nëpërmjet njoftimit të publikuar në Fletoren Zyrtare ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në funksion të procesit të rindërtimit në zonën 1/1 të re për zhvillim, në Njësinë Administrative Thumanë, Bashkia Krujë” ku njësia zbatuese për këtë projekt është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Personat e prekur nga ky shpronësim dhe/ose për shkëmbim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak, të llogaritur si: Për pasuritë e llojit “arë” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Kërkesa për disa shtesa dhe ndryshime në VKM-në nr. 528, datë 24.6.2020, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, ka sjellë zbritje të vlerës së përgjithshme të shpronësimit të pronarëve, nga 20,932,039 (njëzet milionë e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e tridhjetë e nëntë) lekë në 20,611,147 (njëzet milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e shtatë) lekë, me efekt zbritës në shumën 320,892 (treqind e njëzet mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë, vlerën e ndryshuar, sipas rastit, pas veprimeve për lidhjen e marrëveshjeve/kontratave të shkëmbimit, mes pronarëve të shpronësuar dhe njësisë zbatuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.