Nisja e reformës zgjedhore, PD: Të hapur për modelin, kemi tre kushte
Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për media tha se reforma zgjedhore duhet të nis sa më shpejt të jetë e mundur, por sipas PD duhet të plotësojë tre kushte kryesore.
“Parësore është nisja pa vonesë e reformës zgjedhore. Ne jemi të hapur për modelin, por duhet të plotësojë sipas Partisë Demokratike tre kushte: E para të ofrojë votimin dhe numërimin elektronik, e dyta të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike dhe e treta, të fuqizojë, të jap më tepër vlera qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në parlament dhe ën të gjitha organet e tjera vendimmarrëse”.
Basha tha se në këtë reformë duhet të angazhohen të gjithë qytetarët e shoqëria civile.
“Ne e shohim si një proces i cili nuk iu takon vetëm parive politike, nuk i takon vetëm Kuvendit, por i takon të gjithë qytetarëve, ndaj jemi të vendosur që në nisje të këtij procesi të angazhojmë të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, botën akademike, të gjithë grupet e interesin në kuptimin më pozitiv të fjalës, për të dhënë kontributin e tyre. Jemi të vendosur që kjo reformë as mos të ndalet, as mos të behët sa për sy e faqe ”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.