Nisma “Pastro një plazh” nis të hënën më 27 Mars, Ekonomi: Të presim denjësisht turistët
Nis të hënën fushata për pastrimin e plazheve në të gjithë vendin. Lajmi është konfirmuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, ku ndër të tjera shkruan se:
“Të hënën, më 27 Mars, në Ditën Europiane të Plazheve të Pastra nisim pastrimin e plazheve të Shqipërisë. Janë 109 plazhe që duhen pastruar, për të pritur denjësisht turistët”, shkruan Ekonomi.
Në këtë postim ministrja Ekonomi iu bën thirrje edhe qytetarëve t’i bashkohen kësaj nisme duke shkruar: “Po ti? A dëshiron të pushosh në një plazh të pastër, si qytetar europian? Bashkohu me nismën “pastro një plazh”
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.