Nivel maksimal sigurie për platformën e – Parlament/ Kuvendi i Shqipërisë hap tenderin prej 45.5 milionë lekësh!

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur tenderin për platformën E – Parlament. Në sistemi e mirëmbajtjes së aktivitetit legjislativ do të investohen deri në 45.534.003 milionë lekë.
Të gjithë aplikantët do të kenë mundësinë të paraqesin kërkesat e tyre deri më 8 korrik 2019.
Ky investim i “dedikuar” për E – Parlament, kërkon përmirësimin e infrastrukturës elektronike si dhe arritjen e një niveli maksimal të sigurisë së platformës e – parlament në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.