“Nivele të ulëta vaksinimi” – Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Ndryshoni targetet, të ulet nën 18 vjeç

Mbledhja e parë e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është shoqëruar me diskutime të forta në lidhje me nivelin e vaksinimit për COVID-19 në vendin tonë. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzura qeverinë se po manipulon mënyrën e përllogaritjes së nivelit të vaksinimit, pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dekalroi se është vaksinuar rreth 44% e popullatës mbi 18 vjeç. Ndërkaq, debate pati edhe në drejtim të targetit të vendosur, duke qenë se aktualisht po diskutohet edhe vaskinimi i fëmijëve.
Diskutimet u bënë gjatë mbledhjes për miratimin e Aktit Normativ të qeverisë për miratimin e marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer për mëbrrtijen e 500 760 dozave deri në fund të këtij viti, që mori Dakordësinë E të gjithë deputetëve. Ndërkaq, Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e siguruar 5 milion vakisna deri në 2022. Po ashtu, sipas ministres, vitin që vjen do të paguhen 30 mln USD për blerjen e vaksinave.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.