Një algoritëm për të luftuar evazionin – Tashmë do të mund të identifikohet dhe duke kontrolluar profilet sociale
Një algoritëm i vecantë, që ndërthur bankat e të dhënave – mes të cilave numrat e llogarive bankare dhe faturat, për të luftuar evazionin fiskal. Në muajin korrik në Itali do të nisë kjo betejë ndryshe kundër evazionit dhe do të menaxhohet nga Agjencia e të ardhurave dhe Guardia di Finanza, sipas një modeli i cili një vit më parë u aplikua në Francë, dhe që ka të bëjë me një sistem që mbledh informacione dhe nga rrjetet sociale dhe interneti
Ky sistem është gati prej kohësh, dhe mundëson që të gjitha informacioneve të marra nga banka e të dhënave t’i shtohen dhe ato që vijnë nga burime të tjera, që përfshin dhe internetin e platformat sociale. Por deti tani aktivizimi i tij ishte ndaluar nga Garantuesi i Privatësisë.
Këtij të fundit, qeveria i ka dërguar tashmë “projektvendosjen ministrore që përmban procedurat për pseudo anonimizimin e të dhënave nga Agjencia e të Ardhurave, me qëllim marrjen e opinionit përkatës”. Sipas Garantuesit, tashmë mund të arrihet një marrëveshje. Nëse kjo ndodh deri në qershor, atëherë, algoritmi mund të fillojë të funksionojë që në korrik.
Sistemi do të mund të ketë qasje në llogaritë rrjedhëse, regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe letrave me vlerë, kartat e kreditit dhe ndoshta edhe tek shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Pikërisht për sa i përket kësaj pike të fundit Garantuesi i Privatësisë ka dhe dyshimet më të mëdha.
Gjë që mund të shkaktojë dhe një ndalim të procedurës. Prandaj, duhet të krijohen dy lista të tatimpaguesve: ata me rrezik të lartë evazioni fiskal dhe ata me një ose më shumë rreziqe tatimore. Emrat nuk do të publikohen, por do të fshihen pas një pseudonimi dhe do të zbulohen vetëm kur të ketë një njoftim vlerësimi ose kërkesë për shlyerjen e borxhit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.