Një buxhet i vogël për Eurozonën – Centeno: Një shtyllë e re që do të mbështesë euron
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për detajet e një buxheti të vogël për Eurozonën. Kryetari i Eurogrupit, Mario Centeno, tha se ky buxhet, që do përdoret për investime dhe reforma, do të jetë i disponueshëm nga viti 2021.
“Do të kemi një shtyllë tjetër për të mbështetur euron”, tha Centeno. Buxheti i Eurozonës do të jetë rreth 17 miliardë euro, por qeveritë e Eurozonës ranë gjithashtu dakord që të rrisin këtë përmasë nëpërmjet një marrëveshjeje ndërqeveritare.
Vendet do të marrin mbrapsht të paktën 70% të kontributit në buxhet në formën e financimit. Shtetet anëtare do të bashkëfinancojnë projektet e financuara nga buxheti në 25%.
Ministrat ranë dakord e 80% e parasë së buxhetit të Eurozonës do të shpërndahen duke përdorur 2 kritere; popullsinë dhe Produktin e Brendshëm Bruto për frymë.
Pjesa e mbetur prej 20%mund të përdoret për të reaguar ndaj sfidave të veçanta të vendeve, duke ofruar paketa të reformave dhe investimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.