Një çadër me GPS?! Pse jo…në fund të fundit është sendi më i harruar nga të gjithë!

Një kompani britanike ka krijuar një çadër që përmban edhe një lokalizues“gps” të integruar në dorezë, bateria e të cilit mund të mbajë deri në 3 vite. “Baobab Brolly” monitoron pozicionin e sendit më të harruar nga të gjithë.
E veç lokalizuesit, doreza përmban edhe një buton i cili mundëson ndryshimin e modelit dhe ngjyrës së çadrës.
E projektuar në Londër dhe e prodhuar në Korenë e Jugut, çadra ka një çmim filestar 100 sterlina ose rreth 112 euro dhe në dhjetor pritet të futet në treg.
Burimi Wired/ Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.