Eksperti: Virusi i ri Covid duhet të jetë futur në të gjitha vendet e Evropës

Një ekspert në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se varianti i ri i koronavirusit ka të ngjarë që tashmë të ketë shkuar në shumicën e vendeve evropiane.
Neil Ferguson, Drejtori në Qendrën MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, tha se ekspertët që kapin dhjetë raste të variantit në një vend kaq të vogël si Danimarka me një normë relativisht të ulët të infeksionit “do të sugjeronin se virusi është futur në shumicën dërrmuese, nëse jo të gjitha, vendet evropiane”.
Ferguson po fliste për variantin e ri së bashku me ekspertë të tjerë përpara Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të MB.
Deri më tani, vetëm disa raste të variantit të ri, i cili u raportua për herë të parë në MB në shtator, janë regjistruar ndërkombëtarisht.
Rastet janë gjetur në Islandë, Danimarkë, Hollandë, Itali dhe Belgjikë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Jashtë Evropës, ka pasur katër raste të konfirmuara të variantit të ri në Australi.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.