‘Një ide ndryshe’ – Iniciativa për të shmangur përdorimin e telefonit në rrugë

Në rrugët e Bolzanos, Itali janë vendosur sinjalistika që shfaqin imazhin e një njeriu në lëvizje me shikim e përqendruar në celular.
Cila është arsyeja?
Iniciativa për këto sinjalistika të vendosura në shtyllat e rrugëve dhe tabelave është për të ndërgjegjësuar dhe për ti bërë qytetarët më të vetëdijshëm për përdorimin e gabuar të telefonave në rrugë.
Sipas statistikave, nga katër aksidente rrugore, tre kanë si shkak përdorimin e telefonit. Këto aksidente nuk janë vetëm si pasojë e përdorimit të telefonave nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët, të cilët shpeshherë kalojnë rrugën pa vetëdije dhe të përqendruar në telefonat e tyre.
Antenat Wi-Fi lëshojnë valë elektromagnetike 0.1 watt fuqi kundrejt 3000 watt të antenave të rrjetit celular. Përdorimi i vazhdueshëm i telefonave krijon varësi e cila rezulton në mbyllje dhe izolim të mëtejshëm.
Burimi:corriere.it
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.