Një ish-kullë e kontrollit ajror të Luftës së Dytë Botërore tashmë një ndërtesë mahnitëse që jepet me qira!
Një ish-kullë e kontrollit ajror të Luftës së Dytë Botërore është shndërruar në një vend të fshehtë mahnitës tanimë në dispozicion për t’u marrë me qira në kompaninë “Airbnb”.
“HMS Owl” është një kullë katërkatëshe e ndërtuar në 1942 në aeroportin Fearn në Tain në malësitë skoceze dhe përdorej nga marina mbretërore për pozicionime avionësh. Kulla u mbyll në vitin 1957 derisa një çift bashkëshortësh Justin Hooper dhe Charlotte Seddon vendosën ta transformonin ndërtesën boshe në një shtëpi lukzose në dispozicion për pushuesit, ku një natë kushton 75 paund.
Pronarët kaluan pesë vite duke ju përkushtuar kullës dhe historia e tyre u shfaq “ The Restoration Man ” me George Clarke, duke u bërë shumë e famshme.
“ HMS Owl kishte mbetur i braktisur për dekada dhe vendosëm ta restauronim. Ky është një projekt i pasioneve dhe gjëja më e rëndësishme për ne ishte ruajtja e ndenjës së papërpunuar. I vendosëm në “Airbnb” për të qënë të hapur për një audiencë të madhe nga brenda dhe jashtë vendit ” u shprehën pronarët për emisionin.
Burimi: Dailymail
Përshtati në shqip J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.