Një ishull i ri shfaqet në bregun e Karolinës së Veriut

Ka gjithmonë një vend të ri për t’u zbuluar në botë dhe këtë herë një ishull i ri, është shfaqur gjatë natës në Karolinën e Veriut.
Ky ishull është përafërsisht një milje i gjatë dhe i gjerë sa tre fusha futbolli.
Dave Hallac, mbikëqyrësi i zonës paralajmëron se për momentin ishulli është i rrezikshëm jo vetëm për të notuar por edhe për ta vizituar pasi e njohur si zonë peshkimi mund të haseni në fund të detit me shumë grepa peshkimi.
Por rrezikshmëria nuk qëndron vetëm në këtë fakt pasi ujërat e asaj zone janë të dëshirueshme për peshkaqenët.
Sipas Hallac “Cape Point” po ndryshon vazhdimisht pasi rëra lëviz dhe zgjerohet në varësi të rrymave dhe stuhive që do të thotë se ky ishull mund të zhduket aq shpejt sa edhe u shfaq ose mund të zgjerohet duke e bërë peshkimin në atë zonë edhe më popullore.
Ose mund të ndodhë të zgjerohet e madje të lidhet me Cape Point duke e bërë peshkimin në atë zonë edhe më popullor.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.