Një në tre persona në të zezë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal: Në 29.4%, pas Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në një publikim të fundit thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin miliarda euro si pasojë e punësimit informal; para të cilat mund të përdoren mjaft mirë për të përmirësuar shërbimet dhe në projektet infrastrukturore. Shqipëria është ndër vendet që e vuan këtë fenomen.
Pavarësisht luftës së qeverisë ndaj punës në të zezë gjatë viteve të fundit, sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në Shqipëri përllogaritet në thuajse 30% të totalit të punësimit.
Pra, 1 në 3 shqiptarë është i punësuar në të zezë, çka do të thotë se punëdhënësi i tij nuk e deklaron si të punësuar e për rrjedhojë nuk paguan as kontributet, shoqërore a shëndetësore.
Me këtë normë në 29.4%, Shqipëria vjen në renditje pas Malit të Zi, me 33% dhe Bosnje Hercegovinës me 30%. Në Kosovë ndërkohë, norma e punësimit informal fiksohet në 23%, thotë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.