Një qytetar humb jetën në 24 orët e fundit – 7 pacient në terapi intensive

Sipas lajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.