Një startup “njëbrirësh” – Sa duhet të vlejë?

Njëbrirëshi, larg nga të qenit thjesht krijesë mitologjike, është bërë një term i lakuar shpesh në diskutimet e kompanive dhe financave. Fillimisht, termi u përhap nga sipërmarrësja Aileen Lee, themeluese e CowboyVC, e cila shkroi një artikull duke përdorur fjalën njëbrirësh për kompanitë fillestare që kapnin vlerën e 1 miliard dollarëve.
Sipërmarrësja e përdori termin duke ju referuar startup-eve të softuerëve të themeluar në vitet 2000 dhe vlerësoi se vetëm 0.07 përqind e tyre, arrijnë të kapin këtë vlerë. Kompanitë që përkasin në këtë përqindje janë po aq të rralla sa gjetja e një krijese mitike.
Që atëherë, termi mbeti në industritë e kapitaleve të sipërmarrjeve. Forma tjetër në të cilën përdoret termi “njëbrirësh” i referohet një fenomeni që ndodh në sektorin e burimeve njerëzore, kur ata që janë përgjegjës për punësimin e kandidatëve kanë pritshmëri aq të larta, saqë mbeten të parealizueshme.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.